Trajneri i Turbinës zbulon objektivat, Allamani: Po kërkojmë për mbrojtës të majtë dhe “pykë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 21:06

Trajneri i Turbinës zbulon objektivat, Allamani: Po kërkojmë për mbrojtës të majtë dhe “pykë”

Pas pushimit të së dielës, Turbina ka nisur një tjetër javë përgatitjesh. Alfred Allamani është i kënaqur me formën që po kalon ekipi, por pohon se ka ende nevojë për afrime.

allamani

Në një prononcim për “Panorama Sport”, trajneri i cërrikasve thotë: “Luajtëm me formacionin e dytë ndaj Elbasanit, kjo edhe për të ruajtur titullarët. Nuk më shqetëson humbja, rëndësi ka që u paraqitëm mirë. Unë mbeta i kënaqur nga ajo që dhanë të rinjtë në fushë. Shtyrja e kampionatit po na ndihmon për të marrë ngarkesën e plotë. Nga ana tjetër, po mendojmë edhe për merkaton, pasi ekipi ka nevojë për përforcime.

Na duhen me çdo kusht një mbrojtës i majtë cilësor dhe me përvojë, por edhe një qendërsulmues që t’i njohë portat kundërshtare. Po shohim të gjitha mundësitë dhe jemi në kërkim të tyre. Ndërkohë, kemi programuar të zhvillojmë ndonjë miqësore, që e kemi shumë të nevojshëm”.

MARIGLEN MIRAKA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"