Trajneri i Totenhemit kthehet në vendin e origjinës: Bëja tifo për Juven, por sot dua ta mund

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2018 | 10:00

Trajneri i Totenhemit kthehet në vendin e origjinës: Bëja tifo për Juven, por sot dua ta mund

Komuna e Virles, në rajonin e Piemontes, do t’i japë sot Mauricio Poçetinos titullin “Qytetar Nderi”. Stërgjyshi i trajnerit aktual të Totenhemit, Mateo Poketino, nisi pikërisht nga provinca torineze udhëtimin e tij drejt një jete më të mirë në Argjentinë në vitin 1867. Në komunën prej diç- ka më shumë se 1200 banorësh, ka edhe shumë “Poketino”, madje këmbëngulin që tekniku i “Spërs”-ave të rikthejë në identitet mbiemrin duke hequr dorë nga shqiptimi argjentinas.

Origjina e tij, por edhe rëndësia e takimit të sotëm, e bëjnë të veçantë ndeshjen ndaj Juventusit me trajnerin 45-vjeçar, i cili, në konferencë për shtyp, deklaroi: “Kthehem në Torino pas shumë vitesh dhe është një kënaqësi e veçantë, pasi stërgjyshi im ishte piemontez. Juventusin e kam admiruar gjithmonë dhe sfida e sotme do të ketë një shije krejt të veçantë, sidomos për mua”.

mauricio pocetino

Argjentinasi duket se e ka përfituar më së miri stilin sportiv anglez, teksa mbi mungesën e Paulo Dibalës u shpreh: “Dibala është një lojtar klasi dhe mungesa e tij do të krahasohej me atë të Mesit te Barça apo Ronaldos te Reali. Mos më keqkuptoni, kushdo që ta zëvendë- sojë, do të jetë në lartësinë e situatës, por ne dëshironim që të përballeshim me një kundërshtar në maksimumin e mundësive”. Pjesëmarrja në dy finale brenda tre vitesh e bën Juventusin një rival që meriton më shumë se respekt, por Poçetino nuk stepet dhe në konferencën për shtyp deklaroi: “Kemi luajtur ndaj Realit të Madridit dhe Borusias dhe përvoja në ndeshje të mëdha nuk na mungon. Duam të shfrytëzojmë mundësinë që na jepet dhe të shënojmë golat e nevojshëm për të kaluar turin”.

pocetino katragjyshi

Teksa analizoi sfidën, duke zbritur në detaje, trajneri i Totenhemit deklaroi: “Juventusi është një klub i jashtëzakonshëm dhe nuk mund të bëhen krahasime, pasi historia e tyre flet qartë. Ne jemi një skuadër e re, e cila vazhdon të rritet, madje edhe në nivel strukturash. Ëndrra jonë është të arrijmë nivelin e klubeve si Juvja, duke u bërë po aq konkurrentë sa ata në të ardhmen. Për t’ia dalë mbanë, duhet të respektojmë rivalin dhe të mos reshtim së propozuari filozofinë tonë, pasi falë saj kemi arritur të tilla nivele”.

Me Kejn, të sigurt në sulm dhe formacionin e zakonshëm, mbrojtja nuk do të ketë kontributin e Tobi Aldervaireld, për të cilin Poçetino tha: “U munduam ta riaftësojmë, por ndaj Juventusit nuk do të luajë. Ai duhet të mendojë të shërohet, pasi shanset nuk do t’i mungojnë në të ardhmen. Duhet të kemi kujdes dhe ta përdorim duke mos u ngutur në kohët e rikuperimit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"