Trajneri i Tomorit shpërthen në akuza ndaj zyrtarë të ndeshjes: Rast korrupsioni, të përgjohen telefonat që…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2019 | 17:02

Trajneri i Tomorit shpërthen në akuza ndaj zyrtarë të ndeshjes: Rast korrupsioni, të përgjohen telefonat që…

Pas vendimit të Komi sionit të Disiplinës ka reaguar edhe trajneri i Tomorit, Santiljano Dule, i cili shprehet i habitur dhe nuk i kursen akuzat ndaj zyrtarëve të këtij takimi. Tekniku është dënuar me tetë ndeshje pezullim.

santiliano dule

REAGIMI

Në një prononcim për “Panorama Sport”, numri një i pankinës beratase shprehet: “Ky vendim është skandaloz dhe i papërgjegjshëm i disa palo zyrtarëve që kërkojnë t’i bëjnë favore në këmbim të parave ‘eprorëve’ të tyre.

Unë po bëj gati 12 vjet me moshat dhe ky vendim më duket i paprecedent. Kam drejtuar ndeshjen në mënyrë profesionale, dinjitoze, duke treguar respekt për kundërshtarët, delegatin, vëzhguesin, trajnerin e tyre dhe nuk e kuptoj se çfarë gjesti antisportiv kam bërë. Nuk jam paralajmëruar asnjëherë nga gjyqtari. I vetmi kontakt që kam pasur kur ka mbaruar pjesa e parë ka qenë një bisedë e shkurtër mes meje dhe arbitrit Halo, të cilit i kam thënë: ‘të lutem mbaje drejt, sepse nga informacionet që ne kemi ju keni zhvilluar një takim me drejtuesit e Apolonisë.

Faktet po tregojnë se nuk ke dhënë dy penallti dhe nuk dua të dyshoj më shumë, kështu që të lutem mbaje korrekt në pjesën e dytë’. Kaq i kam raportuar dhe më ka thënë në rregull. Nuk di të ketë pasur asnjë kontakt tjetër mes meje dhe zyrtarëve përgjatë kësaj sfide, pasi jam treguar i kujdesshëm dhe i rezervuar. Madje, ky zyrtari Petrit Haxhija, i cili ka gabuar rëndë me skenarin e bërë ndaj nesh, më ka përgëzuar për lojën dhe më ka thënë që po rikthen Tomorin e suksesshëm. Këto raste duhen hetuar, pasi jam i bindur se këtu kemi të bëjmë me një korrupsion në masë dhe është e papranueshme nëse organet gjyqësore nuk fillojnë menjëherë nga puna. Të përgjohen telefonat dhe të zbardhet e vërteta”, tha fillimisht Dule. Sakaq, tekniku beratas ka folur edhe për humbjen në tavolinë.

“Ndoshta ne me apo pa të drejtë ia vëmë fajin Dukës dhe FSHF-së, por ndoshta këta të shkretët as nuk janë të informuar fare që këta pseudozyrtarë po e marrin në qafë atë institucion. Ju lutem vini dorë mbi këta. Zhdukini fare nga bota e futbollit”, tha Dule. I pyetur në lidhje me vendimin e klubit për të bojkotuar kampionatin, trajneri Santiljano Dule u shpreh se nuk ka informacion zyrtar për këtë.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"