Trajneri i Tomorit jep dorëheqjen një ditë para ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 24, 2017 | 22:48

Trajneri i Tomorit jep dorëheqjen një ditë para ndeshjes

Trajneri i Tomorit, Santiliano Dule, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i klubit beratas, vetëm disa orë më parë. Për arsye ende të paqarta, ai është larguar, dhe nuk do të jetë nesër në drejtimin e sfidës ndaj Ilirisë në transfertë.

santiliano dule

Dule u emërua trajner i Tomorit, në fillim të këtij sezoni futbollistik, dhe drejtoi skuadrën deri në javën e 8-të, në grupin B të Kategorisë së Parë. Edhe pse renditet në vendin e 3-të në kampionat, me 14 pikë, pas Tiranës dhe Bylisit, vendimi i papritur e ka lënë klubin pa trajner për sfidën e nesërme.

santiliano dule

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"