Trajneri i Sllovakisë sulmon Shkriniarin: Një nga më të dobëtit, duhet ta tregojë në fushë sa vlen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2018 | 13:10

Trajneri i Sllovakisë sulmon Shkriniarin: Një nga më të dobëtit, duhet ta tregojë në fushë sa vlen

Sllovakia u mposht nga Çekia me rezultatin 1-2 në takimin e vlefshëm për Ligën e Kombëve. Kjo humbje ka acaruara tej mase trajnerin sllovak Jan Kozak, i cili nuk i ka kursyer kritikat ndaj lojtarëve të tij, kryesisht ndaj mbrojtësit të Interit, Milan Shkriniar.

Skriniar

“Ka qenë një nga më të dobëtit, kjo duhet pranuar. Flitet se vlen miliona euro, por këtë duhet ta tregojë në fushën e lojës. Duhet të marrë përgjegjësi më të madhe në fushë”, ishin fjalët e trajnerit Kozak pas humbjes ndaj Çekisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"