Trajneri i skuadrës së Serisë A është i shkarkuar, mungon vetëm zyrtarizimi i klubit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2021 | 17:43

Trajneri i skuadrës së Serisë A është i shkarkuar, mungon vetëm zyrtarizimi i klubit

Aventura e Marko Xhampaolos në stolin e Torinos ka përfunduar.

giampaolo 1

Pas barazimit në ditën e djeshme ndaj Specias në shtëpi, klubi vendosi të shkarkojë trajnerin.

Nuk është ende një lajm i konfirmuar, por siç raporton “SportMediaset” tashmë mungon vetëm komunikata zyrtare për shtyp nga klubi granatas, për t’a konfirmuar këtë lajm.

Rezultatet zhgënjyese të marra deri më tani nga Xhampaolo e kanë bërë presidentin, Urbano Kairo të zhvendoset totalisht tek Davide Nikola që pritet të marrë vendin e tij.

Nikola është ende nën kontratë me klubin e Xhenoas, por nuk do të përbëjë problem për zgjidhjen në mënyrë konsensuale të saj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"