Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë me akuza të rënda: Arbitrat përfitojnë nga… kultura jonë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2021 | 10:41

Trajneri i skuadrës së Kategorisë së Parë me akuza të rënda: Arbitrat përfitojnë nga… kultura jonë

Gentian Muska, zv.trajneri i Pogradecit pas ndeshjes akuzoi arbitrat:

egnatia pogradeci

“Mundësitë tona ishin për më shumë se një barazim. Kemi qenë më superiorë në çdo drejtim, por jemi ndëshkuar në dy momente, atëherë kur pritej që ne të shënonim. Mirëpo, ne vazhdojmë të vuajmë nga gjykimi. Kemi disa momente të kontestueshme që patën ndikim në lojë.

Në Pogradec duket që gjyqtarët përfitojnë nga sjellja jonë e kulturuar. Luajmë futboll, nuk jemi agresivë dhe ata e kanë të lehtë edhe të na ndëshkojnë. Këtë po e vuajmë shumë. Për sa i përket garës, ne do të vazhdojmë me po atë seriozitet që kemi luajtur deri më sot. Do të vazhdojmë të tregojmë vlerat tona dhe këto nuk do të mungojnë”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"