Trajneri i Skocisë: Kam eliminuar Dinamon, ja si i kujtoj shqiptarët

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 10, 2018 | 11:36

Trajneri i Skocisë: Kam eliminuar Dinamon, ja si i kujtoj shqiptarët

Starti pozitiv i Shqipërisë dhe humbja në miqësore e Skocisë në ndeshjen e fundit me Belgjikën bën që të dyja përfaqësueset të kenë një humor të ndryshëm në këtë përballje.

premier-football-league-alex-mcleish_3111942

Për trajnerin Aleks MekLeish, përballja me shqiptarët nuk është e para, pasi vite më parë ka eliminuar Dinamon si lojtar i Aberdinit, në një ndeshje të vlefshme për Kupën e Kupave. “Shqipëria mori një fitore të rëndësishme me Izraelin, kështu që vjen me shumë besim dhe nuk është aspak një skuadër e dobët.

alex-mcleish

Kam dëgjuar se për Skocinë ka më shumë shpresë sesa pritshmëri dhe na duhet që ta ndryshojmë këtë perceptim. Në rast triumfi në këtë kompeticion, është një mundësi e madhe që kanë këta futbollistë për ta vendosur emrin në hartën e rëndësishme të futbollit. Shqipëria?

nintchdbpict000311743865-e1508495426563

Kam luajtur kundër një skuadre shqiptare, Dinamos, në vitin 1983 me Aberdinin në Kupën e Kupave dhe ndeshjet ishin të ekuilibruara. Shqipëria ka në përbërje lojtarë të rrezikshëm si Taulant Xhakën, i cili është vëllai i Granit Xhakës, që luan me Arsenalin dhe Zvicrën. Ka dhe lojtarë të tjerë që luajnë në kampionate të niveleve të larta. Ne duhet të zhvillojmë lojën më të mirë dhe të marrim fitoren dhe mundësinë e kemi”, deklaroi Mek Leish.






www.minuta90.com