Trajneri i Sherifit: E merituam kualifikimin, ishim më të mirët në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 20, 2017 | 9:43

Trajneri i Sherifit: E merituam kualifikimin, ishim më të mirët në fushë

Pas ndeshjes së djeshme, trajneri i Sherif Tiraspol u shpreh: “Në dy ndeshje mendoj se ne e merituam kualifikim, ku kemi bërë shumë raste në ndeshjen e parë që luajtëm në shtëpi.

Bordini

Duke parë pjesën e parë mendoj se kemi pasur rastet tona, kështu që mendoj se goli në Moldavi na ndihmoi, por kualifikimi ishte i merituar. Kukësi nuk na suprizoi dhe mendoj se ekipi ynë ishte më i miri në fushë, kishim shumë raste dhe duhet parë goli i dytë i Kukësit, sepse nuk e dimë nëse ishte pozicion jashtë loje ose jo.

Kemi luajtur në nivel shumë të madh. Kukësi është një skuadër e mirë, por nuk e kemi parë atë në aspektin e individëve, por si një ekip dhe kanë bërë një lojë në grup. Nuk është e drejtë të flas për ndonjë individ të Kukëist në veçanti, pavarësisht se mund të ketë elementë të mirë, sepse edhe ne e bazojmë suksesin në grup dhe jo individ”, – tha Bordin.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"