Trajneri i Sherif: Miqtë shqiptarë më treguan si është futbolli atje. Kukësi kishte vështirësi…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 19, 2017 | 19:36

Trajneri i Sherif: Miqtë shqiptarë më treguan si është futbolli atje. Kukësi kishte vështirësi…

Roberto Bordin, trajneri i Sherif Tiraspol, duket se ka njohuri mëse të mjaftueshme për Kukësin, me të cilin do të përballet në turin e dytë të Ligës së Kampioneve. Në një prononcim për faqen e klubit, ai ka treguar se çfarë di për skuadrën shqiptare dhe si e parashikon sfidën me të.

roberto bordin

Tani u bë i njohur kundërshtari i Sherif Tiraspol në Ligën e Kampioneve. Çfarë mund të thoni për këtë short?

Siç e kam theksuar, çdo kundërshtar, kushdo që të ishte, do të ishte shumë i vështirë pasi janë kampionë në vendet e tyre. Për Kukësin mund të them se është një ekip shumë i mirë, do të jetë e vështirë por ne do të bëjmë maksimumin për të vazhduar më tej.

A e njihni futbollin shqiptar? A janë të kalueshme ekipet shqiptare?

Unë kam miq shqiptarë. Ata më kanë treguar se futbolli atje është në rritje, skuadrat paraqiten mirë në arenën ndërkombëtare. Kukësi kishte vështirësi ndaj Partizanit ashtu siç kishim ne ndaj Dacias. Gjithçka do ta tregojë përballja direkte, ne do të mundohemi të luajmë futbollin tonë.

A ishte i rëndësishëm për ju faktori i zhvillimit të ndeshjes së parë në shtëpi apo jashtë?

Gjëja më e rëndësishme është të përgatitesh mirë. Nuk ka rëndësi ku luan, duhet të jesh gati për çdo ndeshje. Ka rëndësi aspekti psikologjik. Kjo është Liga e Kampioneve dhe sigurisht që do të ketë shumë emocione brenda. Do të kemi rivalë të vështirë. Jemi të kënaqur që luajmë ndeshjen e parë në shtëpi dhe do të mundohemi të marrim një rezultat pozitiv nga ajo.

Skuadra ka ndryshuar. A do të jetë në gjendjen më të mirë ekipi meqë disa prej pjesëtarëve janë larguar nga klubi?

Unë kujdesem për grupin aktual. Jam i lumtur që lojtarët të cilët janë pjesë e grupit do të luftojnë bashkë për kampionatin në Moldavi dhe Ligën e Kampioneve. Kemi një mundësi shumë të mirë që lojtarët e vjetër t’i bashkojmë me të rinjtë për të përgatitur mirë ndeshjet në vijim.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"