Trajneri i Rusisë ka lëvdata për Shqipërinë: Do ia shkatërrojnë nervat shumëkujt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 18, 2021 | 23:14

Trajneri i Rusisë ka lëvdata për Shqipërinë: Do ia shkatërrojnë nervat shumëkujt

Shqipëria merr pjesë  për herë të parë në Ligën B në Ligën e Kombeve. Por askush nuk i sheh kuqezinjtë e drejtuar nga Edi Reja si një skuadër e lehtë për t’u mundu. I të njëjtit mendim është edhe Valeri Karpin, trajneri i Rusisë, skuadrës të cilën shumëkush e cilëson si “superfuqinë” e Grupit B2 ku janë edhe kuqezinjtë.

Valeri karpin

Duke komentuar shortin, ai ka bërë të qartë se nuk do të kishte përballje të lehta pasi bëhej fjalë për një grup shumë të barabartë.

“Një short interesant, skuadra interesante me stile të ndryshme loje. Islandezët padyshim kanë një stil loje më fizik. Izraeli është më teknik, i shpejtë dhe me futboll interesant. Shqipëria është pak a shumë e ngjashme me Izraelin, ndonëse ka shumë lojtarë që luajnë në Europë. Ndaj me siguri 100% do të jetë një përballje interesante”, theksoi trajneri i cili nuk e sheh garën të çbilancuar për një skuadër apo një tjetër.

“Ndoshta në këtë moment dhe këtë vit, rezultatet e Islandës nuk kanë qenë ndër më të mirat. Ndaj mendoj se grupi ynë është shumë i ekuilibruar. Dhe nuk do të thosha se vetëm Islanda dhe Rusia do të luftojnë për vendin e parë. Si Shqipëria, ashtu edhe Izraeli, do të shkatërrojnë nervat e shumëkujt”, theksoi Karpin, duke bërë të qartë se të gjitha skuadrat kishin shanse për të dominuar në këtë grup.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"