Trajneri i Rusisë: Fama e Botërorit më bëri interesant te femrat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 10:09

Trajneri i Rusisë: Fama e Botërorit më bëri interesant te femrat

Stanislav Çerçesov mori drejtimin e kombëtares ruse pas Europianit të 2016-ës. Prej atëherë ka regjistruar 29 ndeshje (11 fitore, 11 humbje), por rezultatin më të lartë e arriti në Botërorin e kësaj vere në Rusi, ku organizatorët u eliminuan në çerekfinale nga Kroacia me penallti.

cercesov

“Botërori më bëri më interesant për gratë më të mëdha në moshë. Nuk e di përse. Në Londër më ndaloi një 85-vjeçare dhe më foli. Ajo kishte lindur atje, ishte rritur atje dhe papritur më ndaloi për të më folur për futbollin rus”, tha me humor 55-vjeçari.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"