Trajneri i Romës ka besim: Iniestën e adhuroj, por shpresoj që sonte ai…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 17:21

Trajneri i Romës ka besim: Iniestën e adhuroj, por shpresoj që sonte ai…

Trajneri i Romës, Eusebio Di Françesko, karikon skuadrën e tij në prag të ndeshjes me Barcelonën. Numri një i verdhekuqve thotë se ndeshje të tilla duan t’i luajnë të gjithë, por frenon Naingolanin duke thënë se është vetëm në 50 për qind të formës së tij.

“Askush nuk dëshiron t’i humbasë sfidat e tilla dhe të gjithë lojtarët kërkojnë të zbresin në fushën e lojës. Për momentin, Naingolan është vetëm në 50 për qind të formës së tij dhe ka bërë një provë të vogël. E rëndë- sishme është që në këtë ndeshje kemi të gatshëm edhe Pelegrinin. Por, askush nuk e di se kush do të zbresë në fushën e lojës, pavarësisht se dëshira është e të gjithëve”, ka thënë fillimisht trajneri i Romës.

di francesco

Iniesta- Ai i ka thurur elozhe kapitenit të Barcelonës, por tregon gjithashtu edhe mënyrën sesi skuadra e tij mund t’u bëjë keq katalanasve. “Iniesta është impresionues. Si një ish-mesfushor jam i dashuruar me të. Nuk ka shumë ngjashmëri me Totin në lidhje me zonën e fushës ku luanin, por sigurisht që për atë që i kanë dhënë futbollit po.

Kanë shkruar faqe të paharrueshme të historisë së futbollit, por shpresoj që të fitojë Roma këtë herë dhe jo Iniesta. Ndeshja? Ne duhet të jemi të përulur për të sfiduar një ndeshje të tillë. Duhet të bëjmë diçka madhështore dhe është e drejtë që të kemi besim përpara një skuadre që është më e forta në botë. Jemi në Barcelonë për të qenë kompetitivë dhe jo të dorëzuar”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Romës në konferencën për shtyp.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"