Trajneri i ri makth për shqiptarët nëpër Europë. Kaçe, Sadiku & CO përfundojnë në stol

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 6, 2017 | 18:32

Trajneri i ri makth për shqiptarët nëpër Europë. Kaçe, Sadiku & CO përfundojnë në stol

Futbollistët e Kombëtares kanë treguar në skuadrat e tyre se kanë qenë shumë herë protagonistë të rezultateve pozitive në vitet e fundit. Mirëpo, tranzicioni i disa skuadrave në momentin që kanë ndërruar trajner, i ka vendosur shqiptarët në dyshim.

kace

Ergys Kaçe është i pari që po vuan caktimin e trajnerit rumun Razvan Luçesku. Trajneri i ri i PAOK-ut nuk e vlerëson dhe në takimet e fundit nuk e grumbullon në 18-she. Situatë jo fort pozitive është duke kaluar edhe Armando Sadiku. Bomberi i Kombëtares ka shfaqur në fushë aftësitë e tij, jo vetëm me Kombëtaren, por edhe me Legian, mirëpo, trajneri i ri, Romeo Jozak, nuk e ka në plan të parë.

Taulant Xhaka gjithashtu vuajti tri ndeshjet e para caktimin e trajnerit të ri te Bazel. Memushaj te Benevento nuk ka luajtur së fundmi dhe në përballjen e fundit ndaj Milanit, trajneri i ri i Beneventos e riktheu në formacionin titullar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"