Trajneri i ri ka tri kërkesa, lojtarët e Dinamos presin… rrogat

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 21, 2019 | 15:18

Trajneri i ri ka tri kërkesa, lojtarët e Dinamos presin… rrogat

Dinamo ka përpara një ndeshje vendimtare, siç është ajo ndaj Veleçikut, ku vetëm fitorja mban gjallë shpresat e qëndrimit. Prej dy ditësh, blutë po stërviten nga trajneri i ri, Fabricio Kamarata, i cili zëvendëson Mauro Manzonin, italian tjetër të larguar, për shkak të një problemi familjar. 

Dinamo

Ndihmës vazhdon të jetë Olsi Uku, i cili njëkohësisht bën edhe rolin e përkthyesit për lojtarët. Kamarata është njohur me gjendjen e skuadrës, ndërsa Uku i ka prezantuar lojtarët dhe rolin e tyre, duke i skicuar edhe vendosjen në fushë për secilin. Italiani aplikon skemën 4-4-2 dhe ka kërkuar nga lojtarët të jenë të vëmendshëm për topin e parë, goditjen e portës dhe komunikimin mes tyre. Dinamo mbyll renditjen e Grupit A dhe ndaj Veleçikut do të kërkojë të shtunën tri pikët me çdo kusht.

Dinamo

RROGAT-MORALI

Morali te blutë në këtë moment është i ulët. Lojtarët e Dinamos kanë rreth 3 muaj që stërviten dhe luajnë ndeshje, por pa u paguar. Disa prej tyre e kanë konfirmuar këtë problem, por pa dashur të identifikohen me emër.

Gazeta mëson nga burime pranë drejtuesve të rinj se problemi financiar pritet të zgjidhet sot, por kjo mbetet për t’ua parë. Lojtarët janë në pritje të paktën të një rroge, që do t’u rikthente buzëqeshjen. Pavarësisht optimizmit të trajnerit të ri, nëse nuk bëhet pagesa, vështirë që Dinamo të nisë ngjitjen dhe drejtuesit italianë e dinë shumë mirë këtë gjë.

Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"