Trajneri i ri jep efekt, Laçi nuk e diskuton Vllazninë në shtëpi (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 30, 2017 | 15:44

Trajneri i ri jep efekt, Laçi nuk e diskuton Vllazninë në shtëpi (Video)

Emërimi i trajnerit të ri Gentian Mezani t duket se dha efekt e Laçi. Skuadra kurbinase arriti të triumfonte në shtëpi ndaj Vllaznisë me rezultatin 2-0 falë golit të Xhixhës dhe një autogoli të Pjeshkës.

Laci Vllaznia

Si Vllaznia ashtu dhe Laçi shfaqën një nivel të kënaqshëm loje, sidomos në minutat e para ku u krijuan disa raste shënimi. Bardhezinjtë u treguan më të saktë para portës, dhe duke përfituar dhe nga gabimet në mbrojtje të Vllaznisë arritën të dilnin me tre pikë nga ky takim. Me fitoren e sotme, Laçi kap kuotën e 6 pikëve në 4 ndeshje, ndërsa Vllaznia mbetet në kuotën e 4 pikëve.

MINUTE PAS MINUTE

Mbyllet takimi, Laçi-Vllaznia 2-0

89′ Vucaj lëshon një predhë nga jashtë zonës, e shkëlqyer ndërhyrja e Selmanit i cili largon topin në goditje nga këndi.

76′ Ribaj nis një top për Çinarin i cili godet në ajër, por reagon mjaft mirë Selimaj duke e devijuar sferën në goditje nga këndi.

69′ Eskerda tregon klasin në zonë duke shmangur bukur Orelesin dhe duke hedhur një top për Xhixhën, largojnë në momentin e fundit mbrojtësit e Vllaznisë.

60′ Ansi Nika kroson nga e djathta për Xhixhë, Selimaj bën një hap përpara duke grushtuar sferën e cila përplaset në trupin e mbrojtësit Pjeshka duke shkaktuar një autogol. 2-0 për Laçin. 

 

56′ Vllaznia pronon të depërtojë në krahun e djathtë me anë të Çianarit, por asnjë rrezik konkret në portën e kurbinasve.

50′ Jonuzi rikuperon një top në krahun e majtë dhe kroson në zonë për Xhixhën, i vëmendshëm aty portieri Selimaj i cili zotëron topin.

46′ Ka nisur pjesa e dytë

Mbyllet pjesa e parë. Laçi-Vllaznia 1-0

45′ Eskerda provon nga goditja e dënimit me të majtën, gjuajtja përfundon mbi kuadrat.

44′ Bardulla merr një pasim fantastik nga Lika dhe hedh topin në zonë te Ribaj, i cili me kokë shpërdoron një rast ideal në afërsi të pikës së penalltisë.

42′ Aksion model i Vllaznisë, Ribaj-Lika-Hasani kombinojnë mjaft bukur me njëri-tjetrin, por Hasani prish gjithçka duke realizuar një goditje mjaft të dobët.

38′ Laçi mundohet të qarkullojë topin duke mos i lënë hapësira kundërshtarit për t’iu afruar portës.

32′ Lika hedh një harkim nga e djathta, Selmani përplaset me një shok të skuadrës, duke e lëshuar topin nga duart, nuk ka atje asnjë futbollist shkodran për ta dërguar topin në rrjetë.

23′ Provon të reagojë Vllaznia me Ribajn, por mbyll në momentin e fundit Fangaj, i cili largon rrezikun me një ndërhyrje fantastike.

21′ Laçi gjen rrugën e rrjetës me anë të 19-vjeçarit Xhixha, i cili në hyrje të zonës godet saktë duke mposhtur portierin Selimaj. Gjithçka nisi nga pasimi i Kevi Bardhit për Uzunin, ky i fundit provon të godasë portën, topi devijohet nga mbrojtësi i Vllaznisë dhe shkon te Xhixha, i cili nuk fal. 


15′ Nika hedh një krosim nga e djathtë, Xhixha zhytet bukur me kokë, por sfera përfundon jashtë kuadratit të mbrojtur nga Selimaj.

8′ Çinari lëshon një të majtë nga jashtë zonës, reagon mjaft bukur portieri Selmani, i cili e largon topin në goditje nga këndi.

7′ Mundësi e artë për Fangaj pas një topi të mbetur në zonën e Vllaznisë, fare pranë vijës fatale mbrojtësi i kurbinasve, i cili nuk arrin të devijojë dot topin në rrjetë.

6′ Kundërsulm i shpejt i Vllaznisë, Ribaj niset bukur, por në momentin e fundit tregohet egoist duke mos pasuar për Gilman Likën. Gjuajtja e sulmuesit përfundon jashtë kuadratit.

5′ Mjaft mirë Laçi në krahun e majtë, Uzuni hedh një top në qendër për Xhixhën, por largon në momentin e fundit mbrojtësi Orelesi.

1′ Ka nisur takimi, Laçi shkelmon topin e parë nga qendra.

Laçi – Vllaznia 2-0

Shënues: Xhixha 21′, Pjeshka (a)

Laçi: Selmani, Ademir, Fangaj, Gjoni, Sefgjini (Shala 72′), Bardhi (Lushkja 54′), Eskerda (Qaqi 81′), Jonuzi, Nika, Uzuni, Xhixha

Trajner: Gentian Mezani

Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Pjeshja, Orelesi, Marku, Krymi (Tafili 58′) Hasani, Bardulla, Çinari (Kalaja 77′), Lika (Vucaj 60′), Ribaj

Trajner: Armando Cungu

Gjyqtar: Klajdi Kola

KV: Bardulla 65′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"