Trajneri i ri i Tiranës shkel në Shqipëri: Edhe Juventusi ka kaluar momente të vështira!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 16, 2017 | 22:08

Trajneri i ri i Tiranës shkel në Shqipëri: Edhe Juventusi ka kaluar momente të vështira!

Braziliani Ze Maria ka mbërritur në Shqipëri për të diskutuar detajet e fundit me drejtuesit e Tiranës para se të marrë drejtimin e skuadrës bardheblu. Në një intervistë të dhënë për “Supersport” në aeroportin “Nënë Tereza”, ai tha se pranoi të ndërmarrë këtë sfidë prej historisë së madhe të Tiranës dhe bëri një krahasim me situatën e vështirë që kaloi Juventusi para 10 vitesh.

ze maria

Marrëveshja me Tiranën

“Mendoj se do ta mbyllim marrëveshjen gjatë orëve të ardhshme. E njoh disi këtë klub të madh, është e pamundur të mos dëgjosh për një klub të tillë.”

Momenti i vështirë i bardhebluve

“Edhe Juventusi në Itali ka kaluar momente të vështira dhe kjo mund t’i ndodhë çdo skuadre.”

Sugjerimi për këtë aventurë

“Kam një mik që jeton këtu në Shqipëri që më ka folur për klubin dhe vendosa të pranoj këtë sfidë sepse është klubi më historinë më të madhe këtu, prandaj mendoj se është një sfidë e madhe. Jam një njeri që kam provuar përherë sfida të tilla.

Objektivi është ringjitja e Tiranës në Superiore sepse një klub me këtë histori nuk mund të qëndrojë në Kategorinë e Parë. Këtë vit nuk ka ndjekur ndeshje të Tiranës por kam informacione për disa lojtarë dhe do t’i njoh gjatë ditëve të ardhshme.”

Firma në kontratë

“Shpresoj që nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve të firmos të shtunën.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"