Trajneri i ri i Realit zgjidhet të enjten, ja kandidaturat më të mundshme

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2018 | 22:44

Trajneri i ri i Realit zgjidhet të enjten, ja kandidaturat më të mundshme

Dorëheqja e Zidan ka turbulluar shumë ujërat në ambientet e Realit. Po kërkohet një emër i ri, por të preferuarit kanë rrefuzuar. Mediat rreshtojnë 3 rrefuzime, Alegri, Naigelsman dhe Konte i kanë thënë “jo” pankinës më të lakmuar në botë.

Tite-Brazil

Megjithatë sipas mediave që janë afër madrilenëve thuhet se trajneri i ri do të zyrtarizohet ditën e enjte. Perez kërkon ta përshpejtojë këtë punë, por Botërori përpara i ngadalëson negociatat. 3 janë emrat më të lakuar. I pari është Poketinjo, i cili sapo ka rinovuar me Totenhemin. Guti gjithashtu është një alternativë, zgjidhje që do të quhej brenda familjes.

Mauricio Poketino

Kjo pasi ish-lojtari Realit mban aktualisht postin e trajnerit të të rinjve të klubit. Një tjetër kandidaturë e orëve të fundit është ajo e Tite, trajner aktual i Brazilit. Kushdo që do të marrë përsipër Realin do të ketë një mal për të ngjitur pasi Zidan arriti shumë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"