Trajneri i ri brazilian te Kombëtarja, ja pse është basti më i rrezikshëm i Dukës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 5, 2023 | 22:34

Trajneri i ri brazilian te Kombëtarja, ja pse është basti më i rrezikshëm i Dukës

Zyrtarizimi i brazilianit Silvinjo në krye të Kombëtares është një tjetër bast i presidentit të FSHF-së, Armand Duka. Në dallim me 8 trajnerët e huaj, të afruar në epokën e tij, kreu i federatës këtë herë ka vënë një bast të rrezikshëm. Por pse mund ta quajmë kështu?

silvinjo shqiperia

Është një bast i rrezikshëm sepse për herë të parë, Dukës i kërkohej të gjente një trajner që të na kualifikojë në Europian. Eksperimentet kanë mbaruar, grupi i lojtarëve, i cili u riformatua nga Reja është aty dhe nuk kërkohej një trajner që të gjejë lojtarë, por një menaxhues për të bërë këtë grup prej rreth 40 lojtarësh me mentalitet fitues që të gjejë sa më lehtë rrugën drejt “EURO 2024”. Pra, nuk është koha për eksperimente. Shqipëria ka mbyllur kualifikueset e Botërorit në vendin e tretë në grup, dhe pak vite më përpara ka marrë pjesë në Europian.

Është një bast i rrezikshëm sepse i gjithë opinioni publik, përfshirë ish-trajnerë të rëndësishëm të Shqipërisë, qoftë De Biazi apo Hafizi, i kanë bërë apel për të sjellë një trajner që di të menaxhojë mirë, që njeh ambientin dhe mentalitetin sepse nuk është momenti për eksperimente, por e kundërta ndodhi me ardhjen e Silvinjos në stolin kuqezi, i cili do të bëhet i pari trajner nga shteti i tij që drejton Shqipërinë dhe nga trajnerët e paktë brazilianë që drejtojnë në Europë.

Natyrisht, Silvinjo është trajneri i nëntë i huaj në epokën e Dukës, dhe mesatarisht diçka më shumë se një herë në dy vite, ky post ndërrohet. Nga të gjithë të huajt Duka ka pasur sukses vetëm një herë, me rastin e De Biazit, ndërkohë me të tjerët ka dështuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"