Trajneri i Portugalisë “snobon” Ronaldon, zbuloni se kë votoi për “FIFA THE BEST”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 17, 2022 | 23:18

Trajneri i Portugalisë “snobon” Ronaldon, zbuloni se kë votoi për “FIFA THE BEST”

Kristiano Ronaldo nuk arriti të shpallej “Lojtari i Vitit” edhe pse ishte pjesë e 11-shes më të mirë. FIFA ka publikuar emrat e trajnerëve dhe kapitenëve të çdo Kombëtareje, të cilët mund të votonin.

ronaldo

Si për çudi, trajneri i Portugalisë nuk i dha pikë CR7 në këtë garë. Fernando Santos vendosi të nominonte sipas rendit: Kanten, Zhorzhinjon dhe Levandovskin.

Megjithatë Ronaldo nuk doli duarbosh nga ceremonia, pasi mori çmimin special sepse theu rekordin e golave në nivel kombëtaresh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"