Trajneri i Portugalisë, Santos: Italia na ka kopjuar, Ronaldo mbase…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2018 | 9:05

Trajneri i Portugalisë, Santos: Italia na ka kopjuar, Ronaldo mbase…

Fernando Santos do të kërkojë sot një fitore ndaj Italisë për të blinduar vendin e parë në grup. Në lidhje me sfidën e “San Siro”- s, trajneri i Portugalisë tha:

moroccan-team-e1529512705122

“Italia ka ndryshuar shumë që nga hera e fundit që u përballëm. Kanë më shumë qarkullim topi dhe luajnë vertikalisht, pak a shumë si edhe ne. Do të jetë një ndeshje e komplikuar”. Një saktësim, tekniku 64-vjeçar e bëri edhe mbi yllin e ekipit, Kristiano Ronaldo, që pas Botërorit nuk i është bashkuar më kombëtares. “Nuk e di nëse Ronaldo do të na bashkohet për kualifikueset e Europianit. Do të shohim. Ai është më i miri në botë, por mendja jonë është tek Italia”, përfundoi Santos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"