Trajneri i Polonisë kujton ndeshjet me Shqipërinë: Luajtën mirë, rezultatet nuk tregojnë çfarë ndodhi në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 9, 2022 | 16:54

Trajneri i Polonisë kujton ndeshjet me Shqipërinë: Luajtën mirë, rezultatet nuk tregojnë çfarë ndodhi në fushë

Shorti i Euro 2024 është komentuar sot edhe nga trajneri i përfaqësueses së Polonisë, Czesłav Mishnievic, i cili u shfaq i lumtur me faktin që skuadra e tij kishte rënë në një grup me 5 skuadra. Duke folur për mediat polake, ai komentoi edhe kundërshtarët e Polonisë në Grupin E, ku bën pjesë edhe Shqipëria.

manaj glik

Ai u ndal te paraqitja e Polonisë me Shqipërinë një vit më parë në kualifikueset e Botërorit dhe nuk ngurroi të theksonte se dy fitoret polake nuk kishin qenë aq të thjeshta sa mund të mendohet nga rezultati.

“Mua më kujtohet në mënyrë perfektë ndeshja në Varshavë. Rezultati 4-1 nuk reflekton çfarë po ndodhte në fushë, pasi Shqipëria luajti shumë mirë. Praktikisht Polonia shfrytëzoi çdo situatë që iu shfaq. Ndërsa ndeshja në Shqipëri u mbyll para kohe, kishte shumë entuziazëm atje dhe duhet të bëhemi gati për një gjë të tillë.

Kjo është një skuadër që do të jetë e vështirë për këdo. Ata kanë lojtarë të mëdhenj dhe janë të stërvitur mirë teknikisht”, theksoi trajneri i Polonisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"