Trajneri i Pogradecit shpërthen ndaj arbitrave: I pamë të gjithë sa dashakeqës ishin, shikoni si luhet në këtë kategori…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 20, 2020 | 20:07

Trajneri i Pogradecit shpërthen ndaj arbitrave: I pamë të gjithë sa dashakeqës ishin, shikoni si luhet në këtë kategori…

Pogradeci u mposht nga Apolonia në shtëpi ditën e sotme me rezultatin 1-0, duke e vështirësuar kështu objektivin Superiore.bandicam 2020-06-20 20-00-42-210

Shumë i revoltuar për arbitrimin është shfaqur trajneri i liqenorëve, Ardjan Abzaj, i cili është shprehur se e vendosën ata ndeshjen. Gjithashtu ai është shprehur se nga të gjithë ka kërkuar të t’i lejojnë të luhet futboll i pastër, por këtë nuk po ia u lejojnë.

“Zhvilluam një ndeshje shumë të mirë dhe donim të shënonim sa më shpejt dhe për këtë arsye ndodhën ato që ndodhën. Unë jam shumë i kënaqur me ato që kanë treguar këta djem deri tani. Çfarë të bënim më shumë. Edhe sikur të donim ne, ka faktorë të tjerë që të ndalojnë. E panë të gjithë, në bëmë një gol dhe nuk na u quajt. Aksioni i Fierit ishte plotësisht pozicion jashtë loje. E pamë të gjithë se sa dashakeqës ishin anësorët në këtë ndeshje.

Sulmuesi jonë në rastin e pjesës së dytë, ishte 2 metër pas mbrojtësit dhe ai e dha pozicion jashtë loje. Nuk e di pse po veprojnë ato. Kanë qenë vendime të asistentit. Edhe në një moment të pjesës së parë, lojtari kundërshtar ishte pozicion jashtë loje dhe ai e la. Ishte aksioni që e priti portieri jonë në pritjen e vetme që bëri, pasi te goli ishte totalisht faji i tij.

Ka ende shpresë për Superiore? Kjo u bë shumë e vështirë, pro ju e shikoni vetë se si po luhet sporti në këtë Kategori. Ju kemi kërkuar të luajmë futboll, po nuk po na lejojnë. Këto i dinë të gjithë, mos me detyroni t’i nxjerr me zor fjalët, pasi do them ndonjë gjë që nuk duhet. Ne do vazhdojmë dhe do synojmë vendin e parë, sigurisht nëse vendoset drejtësi në fushë.”, u shpreh Abazaj për “Rtsh”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"