Trajneri i Pogradecit: Grupi i skuadrës është i plotë, po mendojmë të afrojmë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2020 | 12:56

Trajneri i Pogradecit: Grupi i skuadrës është i plotë, po mendojmë të afrojmë…

Te Pogradeci ka largime, e megjithatë Ardian Abazaj është i qetë. Edhe pse stërvitja filloi me rrjedhje, trajneri mendon se skuadra është në rrugën e duhur për të ndërtuar një grup ambicioz për sezonin e ri. Në një deklaratë të dhënë për “Panorama Sport”, ai sqaron se skuadra është e plotë në nisje të kësaj faze përgatitore.

Abazaj222

“Mund të konfirmoj se kemi tri largime. Kjo ndodhi për arsye personale të futbollistëve. Ndërkohë, kemi afrime si ai i portierit Mateo Baçi dhe po mendojmë për të afruar të paktën edhe tre ose katër futbollistë. I rëndësishëm është fakti se grupi është i plotë dhe nuk kemi as më të voglin problem për të filluar fazën përgatitore.

Dua të kujtoj se ekipi është në kohë dhe këtë vit kemi më shumë të tillë në dispozicion. Pozitiv është fakti se para një jave ishim akoma në garë dhe ekipi është në formë”. Kujtojmë se nga ekipi janë larguar Artion Alillari, Kevi Berberi dhe Alteo Osmanllari.

Ky i fundit ka vendosur që të nisë një aventurë jashtë vendit dhe me shumë gjasa në Ligën e Dytë greke. Gjatë stërvitjeve të fundit është parë Nikolin Duka, që sezonin e kaluar luajti me Devollin. Mbrojtësi 20-vjeçar ka lënë përshtypje të mira te stafi teknik. Prioritet në merkato është sulmi pas largimit të Alillarit, ndonëse nën urdhra janë edhe Dragoi dhe Topllari.

ROMEO XINXIFI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"