Trajneri i Plzen rrëfen historinë interesante: Kërkova Modriçin, presidenti më mori për të çmendur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 23, 2018 | 12:15

Trajneri i Plzen rrëfen historinë interesante: Kërkova Modriçin, presidenti më mori për të çmendur

Reali i Madridit do të presë sot në mbrëmje çekët e Viktoria Plzen në takimin e vlefshëm për grupet e Ligës së Kampionëve.

pavelvrba-cropped_14m05m52x7mgs1g1gsjjcrgzkp

Nisur nga ky fakt, trajneri i Plzen, Pavel Vrba ka zbuluar një histori tepër interesante, gjatë prononcimit për “footballclub.cz”. Bëhet fjalë për vitin 2007. Në atë kohë Vrba ishte trajner i sllovakëve të Zilinës, teksa në një miqësore te luajtur ndaj Dinamos së Zagrebit, u mahnit nga performanca e Luka Modriç dhe iu kërkoi drejtuesve të Zilinës që ta blinin. Por përgjigja e presidentit ishte me të vërtetë epike.

5229428_fotbal-vrba-modric-v0

“Më pëlqeu shumë një lojtar shumë i ri, që u fut në fund. Dukej një fëmijë, por talenti dhe cilësia e tij binin në sy menjëherë. Informova drejtuesit e Zilinas që ta blinin, por presidenti Jozef Antosik qeshi dhe më tha: ‘Je i çmendur? Atë e do Totenhemi”, tregoi Vrba.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"