Trajneri i Partizanit U-17, Pelinxhi: Dua Kupën e pestë, derbin e madh e fitojnë të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2020 | 11:56

Trajneri i Partizanit U-17, Pelinxhi: Dua Kupën e pestë, derbin e madh e fitojnë të kuqtë

Trajneri i Partizanit U-17 në prononcimin e tij për “Panorama Sport” deklaroi se dëshiron që sot të fitojë Kupën e pestë si trajner i moshave. Përveç finales, trajneri Pelinxhi foli edhe për derbin e madh, që luhet të premten, ku ai me besim pohoi se kësaj radhe fiton Partizani.

Pelinxhi-Marko

“Kemi ardhur deri këtu me meritë, ku kemi eliminuar ekipe mjaft të forta. Është një ndeshje, përveçse finale e Kupës, por edhe një derbi që djemtë karikohen dyfish. Sigurisht që nuk mund të përcaktojmë se cili ekip do ta fitojë, pasi shanset dhe mundësitë janë 50 me 50. Pritet që të jetë një sfidë mjaft interesante, pasi të dyja skuadrat kanë në përbërje elementë mjaft cilësorë dhe luajnë bukur futboll. Do të luajmë për fitore dhe do të kërkojmë trofeun, si një dhuratë për klubin. Nëse do arrij të fitoj këtë trofe, personalisht më bie të koleksionoj 5 të tillë. Në arritjen time deri në këtë finale nuk është vetëm merita ime personalisht, por edhe e trajnerit tjetër Elvis Çelmeta, duke qenë një dyshe mjaft e realizueshme për të marrë trofeun e Kupës”, u shpreh trajneri i Partizanit U-17.

Lidhur me derbin e madh, Marko Pelinxhi u shpreh: “Nuk është reale paraqitja e skuadrës së Partizanit me Bylisin. Lojtarët janë në lartësi dhe jam i bindur plotësisht se ky derbi do të fitohet nga Partizani duke e bërë më të afërt për fitimin e titullit”.

A. Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"