Trajneri i Menemespor zbulon prapaskenën e bujshme: Fenerbahçe ofertë zyrtare për Selmanin, ja kush e bllokoi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 18:28

Trajneri i Menemespor zbulon prapaskenën e bujshme: Fenerbahçe ofertë zyrtare për Selmanin, ja kush e bllokoi

Trajneri i Menemespor, Xhenk Laleci zbulon prapaskenën lidhur me portierin shqiptar, Gentian Selmani. Xhenk Laleci për “Radyospor” deklaroi se morën një ofertë nga Fenerbahçe për Selmanin por që në fund nuk u konkretizua:

selmani

“Ne morëm një ofertë nga Fenerbahçe për Selmanin, por në fund dështoi. Ai po i luan të gjitha ndeshjet me ekipin tonë dhe kjo është dhe meritë e trajnerit të ri të portierëve Erol Bylyt që çmon shumë si lojtar. Ka qenë vetë trajneri i portierëve që e ndaloi këtë transferim.”, përfundon fjalën trajneri i Menemespor, Xhenk Laleci.

Portieri 22-vjeçar shqiptar u transferua nga Laçi tek klubi i Menemespor në verën e vitit 2019.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"