Trajneri i Luzit realist, Dalipi: Synojmë kampionatin, kënaqësi të luash me Teutën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 23, 2021 | 23:03

Trajneri i Luzit realist, Dalipi: Synojmë kampionatin, kënaqësi të luash me Teutën

Trajneri i Luzit, Edmond Dalipi, pas ndeshjes me Teutën u shpreh se skuadra e tij respekton Kupën, por kampionati mbetet kryesor.

dalipi

“Luzi e ka gjithë vëmendjen te kampionati, por edhe Kupën do ta respektojmë deri në fund. U dhashë mundësi lojtarëve që kanë pasur më pak minuta në dispozicion. Në tërësi mbeta i kënaqur nga ajo që paraqitëm në të dyja pjesët e lojës. Ishin episodet ato që na ndëshkuan te golat. Gjithçka ka kaluar në plan të dytë nga sot (dje), pasi në fundjavë presim Orikumin në fushën tonë.

Do të punojmë gjatë ditëve të mbetura për të riparuar diçka nga gabimet që u vërejtën. Kampionati ka vlerë maksimale, por edhe të luash me kundërshtarë si Teuta është kënaqësi e madhe. Kjo humbje nuk na i prish ekuilibrat, pasi dihen synimet për sezonin e ri. Falënderoj tifozët që na mbështetën në këtë përballje dhe ju them se do jetë një Luz ndryshe në sfidën e kampionatit”, u shpreh Dalipi për “Panorama Sport”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"