Trajneri i Lushnjës e ka me arbitrat: Nuk na lënë të luajmë njësoj me skuadrat e tjera

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Tetor 12, 2017 | 16:12

Trajneri i Lushnjës e ka me arbitrat: Nuk na lënë të luajmë njësoj me skuadrat e tjera

Pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, u shpreh i pakënaqur me mënyrën se si ekipi humbi ndeshjen, ku tha se humbja erdhi edhe si pasojë e arbitrave, por edhe fatit të keq që pati ekipi, dy ndërrime të detyruara dhe një karton i kuq për portierin. “Ishim të pafat.…

Pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës, Artan Bano, u shpreh i pakënaqur me mënyrën se si ekipi humbi ndeshjen, ku tha se humbja erdhi edhe si pasojë e arbitrave, por edhe fatit të keq që pati ekipi, dy ndërrime të detyruara dhe një karton i kuq për portierin.

bano1

“Ishim të pafat. Kartoni i kuq dhe ndërrimet e detyruara. Me 11 futbollistë ishim të barabartë me Kukësin. Duhet ta pranojmë edhe fatin e kundërshtarit. Nuk e meritonim këtë rezultat. Kukësi ka fituar dy ndeshje me 11-metërsha, me fat fitoi edhe me ne. Një thirrje për të gjithë, ndaj Lushnjës duhet të jenë të gjithë më seriozë. Kjo nuk është një punë të fortësh, njerëzit duhet të argëtohen. Kishim një episod shumë të pastër për penallti, por për ne nuk janë rastet njësoj.”

Lushnja kishte një atmosferë të mirë, por veterani Spaho prishi balancat. Pse nuk u shfrytëzua atmosfera e mirë që ishte në stadiumin e rikonstruktuar?

“Ndërrimet na penalizuan. Ky është futbolli, ky ishte fati jonë këtë ndeshje. Ne vuajmë gjithë javën, por në fund mundemi pa meritë, nga shumë faktorë të tjerë.”






www.minuta90.com