Trajneri i Lushnjes analizon skuadrën: Jemi në hapat e parë, pres afrime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 1, 2021 | 17:55

Trajneri i Lushnjes analizon skuadrën: Jemi në hapat e parë, pres afrime

Ilir Gjyla vlerësoi miqësoren e zhvilluar me Egnatian. Gjatë deklaratës së dhënë pas ndeshjes, trajneri i Lushnjës tha:

gjyla

“Jemi në hapat e parë të përgatitjes, ndaj këto ndeshje na shërbejnë. Ne po bëjmë stërvitje të përgjithshme. Nuk kemi mundësi të kryejmë dy herë stërvitje në ditë, por vetëm një. Java që vjen do të jetë më e ngarkuar. Kemi planifikuar miqësore të tjera. Të mërkurën përballemi me Erzenin, ndeshje që do të na ndihmojnë për përzgjedhjen e skuadrës.

Sot, ishte pozitive. Presim afrime të tjera. Nga e hëna, nga e marta. Do të diskutojmë, do të shikojmë. Kishim mungesa të çunave tanë si Mone apo Haxhiu, Ervis Gjyla. Mungesa që kanë ndonjë problem fizik. Vijnë nga pushimet, kanë ndonjë problem fizik. Mendoj, që javën tjetër skuadra do të bëhet më e kompletuar. Them se të paktën na duhen dy përforcime”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"