Trajneri i Luftëtarit optimist: Flamurtari është forcuar, por nuk i druhemi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2021 | 16:50

Trajneri i Luftëtarit optimist: Flamurtari është forcuar, por nuk i druhemi

Ndarja në mënyrë të papritur nga jeta e administratorit Mustafa Hysi bëri që Af Luftëtari t’u thotë “stop” përgatitjeve për tri ditë. E megjithatë, dje paradite iu rikthyen fushës.

luftetari 3

Trajneri Petraq Meçi shpjegon për “Panorama Sport” axhendën e javës dhe komenton kalendarin e Kategorisë së Dytë. “Së pari, më duhet të ndaj me lexuesit e gazetës dhe gjithë opinionin sportiv dhimbjen e madhe që la pas ikja para kohe nga jeta e profesor Mustafa Hysit.

Në respekt të tij, pezulluam procesin stërvitor për tri ditë. Përgatitjet i rinisëm pasditen e djeshme. Grupi i Jugut është ‘ferr’, por ne jemi Luftëtari.

Flamurtari është duke u forcuar ndjeshëm, por ne nuk i druhemi as Flamurtarit as Labërisë”, tha Meci. Nesër në stadiumin “Gjirokastra”, AF Luftëtari do të luajë miqësoren me Tepelenë,n e programuar të shtunën e shkuar.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"