Trajneri i Luftëtarit: Me Tiranën të luajmë si kundër Kukësit, ja çfarë më kanë thënë Demo dhe drejtuesit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 25, 2020 | 18:23

Trajneri i Luftëtarit: Me Tiranën të luajmë si kundër Kukësit, ja çfarë më kanë thënë Demo dhe drejtuesit

Trajneri i Luftëtarit Nikolin Çoçlli e konsideron sfidën e nesërme kundër Tiranës më të vështirë në krahasim të barazimit me Kukësin.

Coclli Nikolin, trajneri i Partizanit

 

Në konferencën për shtyp përpara sfidës së javës së 19-ë të sezonit, tekniku i skuadrës gjirokastrite përmendi se do të rikthehet dhe kapiteni Aurel Demo, i cili i ka kërkuar klubit të shlyhet financiarisht.

Për sa i përket bllokimit të merkatos, Çoçlli shtoi se ka marrë garanci nga drejtuesit se gjithçka do të zgjidhet shpejt.

Sfida me Tiranën – Ndeshja me ta duhet vlerësuar më shumë se sa ajo me Kukësin. Kemi arritur një rezultat pozitiv (0-0) ku kemi luajtur si të barabartë me kundërshtarin. Nëse skuadra reagon dhe luan me të njëjtin qetësi dhe ka dëshirë e vullnet si me Kukësin, unë mendoj se në ndeshjen në Tiranë do të japim më të mirën.

TIRANA

Problemet financiare Normalisht që kemi shqetësime dhe që të përballosh garën në tërësi duhet të kesh një grup të kompletuar. Të gjithë me vlerat që kanë duhet që të japin kontributin maksimal në ekip. Kemi disa probleme të vogla. Kam marrë miratimin e lojtarëve dhe ata kanë dëshirë të luajnë duke treguar gatishmëri edhe për t’u sakrifikuar. Do të na ndihmojnë për të arritur atë që ne duam. Rikthehet kapiteni Demo, që me eksperiencën dhe vlerat që ka, na shërben shumë në këtë ndeshje. Ai është një lojtar cilësor në prapavijë. Kam folur me të, nuk ka kërcënuar, thjesht ka lënë afat dhe kërkon ato që pretendon. Jemi sqaruar dhe ai pret që më pas të veprojë.

demo

Bllokimi i merkatos – Nuk jam unë njeriu që pretendoj ta zgjidh, por në bazë të bisedave që kam bërë me eprorët e mi më kanë premtuar dhe dhënë garanci. Ata janë të gatshëm dhe po punojnë që mbyllet çështja e merkatos. Jemi me një kohë vonesë, sepse ditët po ikin dhe po afrohet edhe fundi i merkatos për 5-6 ditë. Mendoj që të punojmë dhe të arrijmë sa më shpejt ta mbyllim këtë histori. Nëse zvarritet, pasojat dihen, sepse dëmtohet skuadra mbi të gjitha e pastaj unë dhe lojtarët”, u shpreh Çoçlli.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"