Trajneri i Luftëtarit largohet drejt Serbisë, Bakaj premton gola: Nuk gjej arsye që të mos…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 14:59

Trajneri i Luftëtarit largohet drejt Serbisë, Bakaj premton gola: Nuk gjej arsye që të mos…

Luftëtari iu rikthye dje përgatitjeve, por seanca u drejtua nga zv.trajneri Meçani, sepse Jovanoviç ka shkuar në Serbi pas miqësores me Këlcyrën.

JOVANOVIC

Ai tha për “Panorama Sport” se të hënën nuk do të ishte në stërvitje, sepse do të vizitonte gjyshen e sëmurë në vendin e tij. Te Luftëtari afrimet duken larg pritshmërive, por janë edhe disa të rinj interesantë. Rivaldo Bakaj, “pinjolli” i familjes Bakaj, u bë pjesë e Luftëtarit që ditën e parë të përgatitjeve verore. Ai ka shënuar 3 gola në miqësoret e deritanishme.

“Luftëtari është një ekip që meriton respekt. Edhe pse nuk kam firmosur, e shoh veten pjesë të tij. Pranova të mbroj ngjyrat e Luftëtarit, pasi trajneri Jovanoviç ka mënyrë të stërvituri ndryshe. Si të gjithë sulmuesit, do doja të realizoja sa më shumë gola për t’i shërbyer ekipit. Nuk gjej arsye të mos firmos për Luftëtarin. Jam shumë i ri dhe më duhet shumë punë të përmirësohem, Luftëtari ta jep këtë mundësi”, tha 19-vjeçari. Bakaj shënoi ndaj Bylisit, Orikut dhe Këlcyrës.

TOMOR SHEHU-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"