Trajneri i Luftëtarit: E pamundur të përmbysnim 5 gola, ja pse e lashë jashtë Bregun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 19, 2018 | 22:27

Trajneri i Luftëtarit: E pamundur të përmbysnim 5 gola, ja pse e lashë jashtë Bregun

Trajneri i Luftëtarit, Milos Kostic, deklaroi pas barazimit me Ventspils, se ekipi i tij e filloi me dëshirë ndeshjen e sotme, por gjithsesi ishte e pamundur të përmbysej rezultati i thellë i ndeshjes së parë.

milos kostic

E nisët mirë, por më pas çfarë ndodhi?

Ishte një tur që erdhi me pritshëmri të mëdha, por ne humbëm 5-0 dhe u paraqitëm shumë dobët. Sot e filluam me dëshirë, skuadra kërkoi më shumë se ç’duhet. Ishte një përvojë që shpresojmë ta rregullojmë më pas.

Mungesa e Bregut?

Ishte një ndryshim taktik, e dimë që Bregu është lojtar i mirë dhe i rëndësishëm. Duke parë rezultatin e ndeshjes së parë, vendosëm të bënim disa ndryshime. Kemi edhe 1 muaj për t’u përgatitur për Superioren. Sot ishte pothuajse e pamundur të përmbysnim.

Është ky Luftëtari i sezonit të ardhshëm?

Ne presim disa lojtarë të tjerë që do bashkohen shpejt me ekipin. Boshti i ekipit është ai që ju patë sot këtu. Me disa përforcime që presim, shpresojmë që do jemi gati për ndeshjen e parë ndaj Kastriotit në 19 gusht.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"