Trajneri i Luftëtari tregon “pengun” e merkatos: Do doja Ronaldon, por për fat të keq shkoi tek Juventusi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 11, 2018 | 14:39

Trajneri i Luftëtari tregon “pengun” e merkatos: Do doja Ronaldon, por për fat të keq shkoi tek Juventusi

Takim me historinë në Letoni. Luftëtari luan nesër ndoshta ndeshjen më të rëndësishme që nga themelimi i klubit, teksa për herë të parë merr pjesë në Ligën e Europës dhe do të ketë si kundërshtar letonezët e Ventspils. Pas një muaji stërvitje, ora e së vërtetës erdhi dhe gjirokastritët do të zbresin në fushë për të arritur një rezultat historik. I bindur për diçka të tillë është edhe trajneri i Luftëtarit, Millosh Kostiç, i cili dje doli për mediat përpara se skuadra të udhëtonte drejt Letonisë. Slloveni i pankinës, mes batutave në bisedën me gazetarët, theksoi se Luftëtari i tij nuk duhet të ankohet aspak, por vetëm të luajë mirë dhe të fitojë ndaj Ventspils.

Kostic

Mister Kostiç, cila është gjendja e ekipit në prag të takimit me Ventspils?

Kjo është konferenca e parë për shtyp dhe jam i lumtur t’ju them se mezi e presim këtë takim. Lojtarët janë të gjithë të gatshëm për të përballuar kundërshtarin. Skuadra ka gjendje optimale, por në këtë moment asnjë ekip nuk është në 100 % e tij.

Ka diçka që i druheni te skuadra letoneze?

Ventspils është në javën e 15-të të kampionatit dhe si i tillë ka gjendje më të mirë fizike. Gjithsesi, ne nuk duhet të ankohemi për këtë fakt, përkundrazi jemi të gatshëm për të përballuar një ndeshje të nivelit të tillë.

kostic

Cila do të jetë strategjia juaj për të dalë me rezultat pozitiv në ndeshjen e parë?

Filozofia e lojës sonë është përballja me dinjitet ndaj kundërshtarit. Ne do të futemi në fushë me ide të qarta, të mbrohemi me kujdes dhe të jemi produktivë në sulm. Një gol i pësuar do të jetë problem për ne, ndërsa çdo i shënuar do të na i thjeshtësonte gjërat, duke qenë më të sigurt për takimin e dytë. Ekipi letonez ka pika të forta, por dhe ne kemi cilësitë tona, që besojmë shumë. Edhe një herë them se shkojmë për të shpalosur futboll të bukur ndaj një kundërshtari, që edhe ai ka pikat e tij të dobëta. Para çdo seance stërvitore, futbollistët e mi e kanë parë Ventspils dhe e dinë se cilin ekip do të kenë përballë.

A keni ndonjë peng nga merkatoja?

Për fat të keq, Ronaldo shkoi te Juventusi dhe ne s’kemi mundësi që ta kishim në skuadër. Përtej humorit (qesh), kjo është thjesht një batutë dhe asgjë më shumë. Unë ndihem mirë si trajner, pasi kam në skuadër lojtarë cilësorë. Rikthimi i Eduard Rrocës dhe Ivan Jakovljeviçit e bën më të fortë skuadrën, e kompleton më mirë. Kemi lojtarë të aftë për të përballuar sezonin. Kam besim se do të kemi shumë suksese dhe skuadrat e tjera që do të përballen me ne në kampionat, do të kenë probleme.

luftetariiii

Keni ndonjë parandjenjë për rezultatin në ndeshjen e parë në Letoni?

Po ta dija se cili do të ishte rezultati, do të isha djalë shumë i mirë. Këto janë ndeshje specifike dhe kanë të tjera pritshmëri. Të tria rezultatet janë të mundshme, por unë jam i bindur në njëfarë mase, se do të kthehemi në Gjirokastër me atë rezultat që dëshirojmë.

Pse jeni kaq i bindur?

Kemi punuar shumë për këtë ndeshje, të gjithë futbollistët kanë treguar përgjegjshmëri dhe seriozitet, ndaj edhe besoj te kalimi i turit të parë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"