Trajneri i Levantes, elozhe Sadikut: Nuk jam aspak i shqetësuar, është shumë i fortë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 21, 2018 | 13:13

Trajneri i Levantes, elozhe Sadikut: Nuk jam aspak i shqetësuar, është shumë i fortë

Pavarësisht se Armando Sadiku nuk luajti në ndeshjen e fundit dhe nuk ka shënuar ende golin e parë me ekipin e Levantes, por trajneri Pako Lopez i ka dalë në mbrojtje dhe ka thënë se sulmuesi shqiptar është shumë i fortë dhe shumë shpejt do të shkëlqejë.

sadikuu

“Nuk jam aspak i shqetësuar për Sadikun. Ai ka një gjendje fizike të jashtëzakonshme dhe është shumë i fortë. Finalizon aksionet me të dyja këmbët dhe kjo është e pabesueshme.

Por këtu gjërat i shohim dita ditës dhe ai po rritet”, ka thënë fillimisht Lopez. Skuadra e Levantes fitoi ditën e enjte duke siguruar 3 pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesën, të cilat i japin shumë qetësi dhe besim se e keqja ka kaluar.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"