Trajneri i Kukësit: I kënaqur që Vllaznia shënoi 6 gola sot, ja ku ndryshon me Tiranën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 23:52

Trajneri i Kukësit: I kënaqur që Vllaznia shënoi 6 gola sot, ja ku ndryshon me Tiranën

Pas javës së pestë të Kategorisë Superiore, Tirana është ajo që kryeson renditjen, me Vllazninë që e ndjek. Trajneri i Kukësit, Diego Longo, mendon se të dy këto skuadra kanë ndryshime në mënyrën se si interpretojnë lojën.

longo

Kukësi luan ndeshjen e ardhshme pikërisht ndaj Vllaznisë dhe Longo tregoi në “Rubrika Sportive” se ishte i kënaqur me atë që kishte parë sot në fushë në ndeshjen mes shkodranëve dhe Dinamos. “Sot jam i kënaqur se bënë 6 gola, e shpresoj të ndalojnë këtu, janë në rregull tani”, ishte batuta e tij.

“Tirana e Vllaznia janë në maksimumin e tyre. Por Vllaznia një vit më parë më pas humbi pikët. Në fund do të fitojë ai që ka më shumë ekuilibër gjatë kampionatit.

Sipas meje Tirana është skuadra më e balancuar në këtë moment. Në fazën ofensive është Vllaznia skuadra më e mirë me manovrën sulmuese që ka. Ndoshta më e ndërgjegjshme për mjetet e veta është Tirana e cila është më e balancuar si skuadër”, tha Longo.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"