Trajneri i Krotones lavdërime Ajetit: Provoi një pozicion të ri, dhe arriti të japë asist tek goli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 11, 2018 | 15:59

Trajneri i Krotones lavdërime Ajetit: Provoi një pozicion të ri, dhe arriti të japë asist tek goli

Arlin Ajeti ishte protagonist ditën e djeshme me skuadrën e Krotones, teksa mori një pikë përballë Atalantës së Berishës, gjithashtu edhe duke asistuar tek goli. Përveç asistit, ra në sy edhe pozicionimi para linjës së mbrojtjes.

ajeti

Trajneri Zenga e aktivizoi si mesfushor me tipare mbrojtëse, por edhe për të ndihmuar në krijimin e aksioneve të reja. E, duke parë performancën e mirë të shqiptarit, nuk munguan as lavdërimet pas ndeshjes. “Gjatë javës ne kërkojmë zgjidhje alternative dhe pozicioni i Ajetit ishte ndër gjërat që kemi provuar. Ai u tregua i gatshëm për të luajtur, për të provuar gjëra të reja dhe gjithashtu asistoi në gol” – deklaroi Zenga. Këtë intervistë, e ka publikuar edhe vetë Ajeti në faqen e tij në Facebook, duke u ndjerë kështu krenar për fjalët e trajnerit të tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"