Trajneri i Kroacisë me dy ish-lojtarët e Skënderbeut, zbulohet lidhja e Zllatko Daliçit me Varazhdinin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 13, 2020 | 11:46

Trajneri i Kroacisë me dy ish-lojtarët e Skënderbeut, zbulohet lidhja e Zllatko Daliçit me Varazhdinin

“Panorama Sport” ka siguruar ekskluzivisht një foto nga prezantimi i Elezit dhe Pëllumbit te NK Varazhdin, ku krahas drejtuesve të klubit, ka qenë prezent edhe trajneri i kombëtares kroate, Zllatko Daliç. Por, ç’lidhje ka Daliç me lojtarët e Skënderbeut dhe klubin e Varazhdinit?
PELLUMBI, ELEZI, DALIC (1)
Trajneri që ka drejtuar Dinamon në sezonin 2008-2009, hapat e parë si trajner i ka hedhur pikërisht me Varazhdinin, duke punuar nga viti 2004 deri 2007. Ai ka dhënë “bekimin” tashmë për Elezin dhe Pëllumbin, pasi mësohet se ka lidhje të forta me klubin NK Varazhdin.

Drejtuesit e këtij të fundit bashkëpunojnë me trajnerin për lojtarë të ndryshëm. Daliç ka qenë jo vetëm trajner, por edhe ka luajtur dikur me këtë ekip.

EKSKLUZIVE/ I bekoi Zllatko Daliç, zbulohen të gjitha detajet e transferimit të Elezit dhe Pëllumbit në Kroaci. Skënderbeu mban…

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"