Trajneri i Kosovës: Vërtet fituam me Shqipërinë, por…

Panorama Sport | Gazeta me e shitur sportive ne vend

Postuar: Shtator 3, 2018 | 15:04

Trajneri i Kosovës: Vërtet fituam me Shqipërinë, por…

Kombëtarja e Kosovës duket se në letër e ka shumë të lehtë për të kaluar grupin në Ligën e Kombeve, por trajneri Bernard Shalond kërkon që të mbajë ekipin e tij me këmbë në tokë. Ai në një konferencë për shtyp është shprehur:

Nëse ne si staf, ju gazetarët, futbollistët dhe të gjithë, mendojnë se ne jemi pretendentë për këtë ndeshje atëherë do ta kemi shumë të vështirë. Është e qartë për të gjithë që Azerbajxhani, Malta apo Ishujt Faroe nuk janë Kroacia, Franca po Belgjika. Ne vërtet fituam ndaj Shqipërisë, por nuk duhet të mendojmë që do të fitojmë edhe ndaj Azerbajxhanit. Suksesi me kombëtaren shqiptare i ka entuziazmuar shumë lojtarët dhe kësaj i trembem më së shumti, uroj mos ta marrin më lehtë ndeshjen kundër Azerbajxhanit”.

Kujtojmë se Kosova gjendet në grupin e 3-të të Ligës së Kombeve së bashku me Azerbajxhanin, Ishujt Faroe dhe Maltën.






www.minuta90.com