Trajneri i Kosovës: Fitorja për Fadil Vokrrin, ai po na shihte nga lart

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 10, 2018 | 23:49

Trajneri i Kosovës: Fitorja për Fadil Vokrrin, ai po na shihte nga lart

Kosova arriti një fitore të rëndësishme në Ligën D, 2-0 ndaj Ishujve Faroi, dhe trajneri Shaland, pas ndeshjes, ia dedikoi këtë 3-pikësh, Fadil Vokrrit, të ndarë nga jeta pak muaj më parë.

kosova-konference

“Se pari duhet të them se këtë fitore ia dedikojmë të ndjerit Fadil Vokrrit dhe shpresoj që ku do që të jetë në qiell, të ketë pasur mundësin për të shikuar ndeshjen. Ka qenë një prezantim i shkëlqyeshëm i Kosovës, ndërsa rreziku kryesor ka qenë motivimi nga tifozët, por lojtarët kanë ditur shumë mirë që ta menaxhojnë këtë. Unë mendoj se pjesa e parë nuk ka qenë e dobët, përkundrazi ka qenë shumë e mirë. Kishim kontrollin e topit kishim pasime. Mirëpo gjatë pushimit unë ju thashë lojtarëve se duhet të vazhdoni kështu dhe në fund shihet do shohim rezultati. Që nga fillimi i punës time në Kosovë, unë kam thënë se ne duhet të luajmë mirë në mbrojtje. Këtu nuk po flasim vetëm për 2-3 lojtarë, por i gjithë ekipi mbron mirë.”, shpreh Shaland.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"