Trajneri i Kombëtares U-18 flet për arritjen e ekipeve zinxhirë, Behari: Shikoni Armando Brojën, ka talente që po çudisin Europën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2021 | 15:16

Trajneri i Kombëtares U-18 flet për arritjen e ekipeve zinxhirë, Behari: Shikoni Armando Brojën, ka talente që po çudisin Europën

Kombëtarja e 18-vjeçarëve e drejtuar nga trajneri Ardi Behari është grumbulluar në Elbasan në prag të miqësores që do të luajnë me Italinë në datën 12 gusht në Koverçiano.

behari

Trajneri Behari foli për arritjet e lojtarëve të ekipeve zinxhirë duke marrë si shembull rastin e Brojës.

“Në këtë grumbullim kemi marrë një pjesë të lojtarëve që kemi vëzhguar gjatë vitit. Për hir të së vërtetës, grupi nuk është i plotë sepse nuk janë 20 lojtarë aktualisht. Edhe disa elementë që kemi ndjekur dhe seleksionuar në Itali nuk kanë mundur të vijnë për shkak të gjendjes së krijuar nga Covid-19. Duhet ta them se këto mungesa na kanë prishur pak punë por edhe me këto lojtarë që janë në këtë grumbullim mendoj se kemi një skuadër të mirë. Gjendja fizike duhet parë sepse është periudhë pak e vështirë, periudhë pushimesh, pa aktivitet, ndikimi i Covid. Më e rëndësishmja është që ne i grumbullojmë, i njohim me njëri-tjetrin duke parë që kjo grupmoshë ka si qëllim kryesor evidentimin e sa më shumë lojtarëve të datëlindjes 2004 që do të shërbejnë më pas për skuadrën e datëlindjes 2003, U-19, por pse jo edhe më lart.

Me moshat ka kohë që bëhet një punë në nivele të larta. Nuk ka nevojë për shumë fjalë, mjafton të përmendim veprat. Kombëtarja shqiptare e futbollit është e mbushur me emra prestigjoz. Së fundmi me Brojën, një rast për ilustrim, që po le gjurmë të jashtëzakonshme. Janë edhe shumë lojtarë të tjerë që kanë arritur në skuadrën A si produkt i këtij seleksionimi dhe këtij projekti pothuajse 10 vjeҫar të Federatës Shqiptare të Futbollit, projekt që kurorëzohet me talente që po ҫudisin Europën”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"