Trajneri i Këlcyrës reagon ndaj Disiplinës: I padrejtë përjashtimi i skuadrës, ç’faj kanë tifozët?

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 16, 2017 | 21:34

Trajneri i Këlcyrës reagon ndaj Disiplinës: I padrejtë përjashtimi i skuadrës, ç’faj kanë tifozët?

Trajneri i Këlcyrës, Robert Spahiu u pezullua me 1 vit nga Komisioni i Disiplinës pas ngjarjeve të dhunshme në Përmet. Ai u akuzua nga gjyqtari Alvi Paço se nxiti futbollistët që të ushtronin dhunë ndaj arbitrit. Në një reagim për gazetën “Panorama Sport” pas vendimit të djeshëm, trajneri Spahiu u shpreh: “Është një vendim i padrejtë. Ne jemi kundër dhunës dhe futbollistët që e bënë atë, morën ndëshkimin.”

Trajneri i Kelcyres

“Por, përjashtimi i ekipit është krejtësisht i padrejtë. Nuk mund të dënohet një qytet i tërë në këtë mënyrë. Nuk mund të mbaj përgjegjësinë e gjithçkaje klubi. Ne do ta ndjekim çështjen deri në fund dhe kërkojmë drejtësi. Askush nuk mund të luajë me djersën e futbollistëve. Lojtarët mbajnë përgjegjësi për atë që bënë dhe u dënuan, por ç’faj kanë tifozët dhe ata lojtarë që nuk u bënë pjesë e dhunës. Është një dënim skandaloz dhe krejtësisht i padrejtë”, u shpreh trajneri Spahiu në prononcimin e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"