Trajneri i Karabak gjithë nerva: Kukësin e mundim në…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 25, 2018 | 21:03

Trajneri i Karabak gjithë nerva: Kukësin e mundim në…

Kukësi arriti të merrte një barazim të merituar sot përballë Karabagut të Ansi Agollit. Ndeshja u luajt nga të dyja ekipet. Me sistemin e lojës që zhvilloi Kukësi tregoi se di të mbrohet shumë mirë. Ndërkohë pas ndeshjes foli edhe tekniku i skuadrës së Karabag, Gurban Gurbanov.

37790042_10212676934379359_2024177370314833920_n

A jeni të kënaqur me këtë rezultat?

Të dyja ekipet luajtën për rezultat, provuam shumë për të shënuar por nuk ja dolëm. Na ngelet një shans tjetër në Azerbajxhan.

Çfarë do të ndryshoni në Azerbajxhan nga ndeshja e sotme?

Ndryshuam sistemin në këtë ndeshje sepse Kukësi na kapi të papërgatitur. Dhe për këtë arsye nuk fituam. Prandaj do të përgatisim një ndeshje më mirë me një sistem tjetër.

Cilat ishin përshtypjet tuaja për Kukësin, një ekipi i vështirë për ti shënuar gol…

Opinioni im është se ishte vërtet e vështirë për të shënuar megjithatë ne do të provojmë dhe vetëm do të provojmë që ti shënojmë gol duke gjetur mënyrën e duhur. Të jeni të sigurt se ndeshjen tjetër do të jemi ndryshe.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"