Trajneri i Junajtid e bind të qëndrojë duke i dhënë një detyrë të re, Ronaldo refuzon skuadrën e legjendës angleze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2022 | 16:47

Trajneri i Junajtid e bind të qëndrojë duke i dhënë një detyrë të re, Ronaldo refuzon skuadrën e legjendës angleze

Kristiano Ronaldo ka refuzuar një transferim tek Inter Majemi i Dejvid Bekhamit dhe ka konfirmuar edhe një herë tjetër se dëshiron të qëndrojë në “Old Trafford” këtë sezon. Sipas “Daily Star”, ish-kapiteni i “Djajve të Kuq” tentoi që të joshte yllin portugez në SHBA për të rritur prestigjin e klubit të tij, por Mançester Junajtid i ka mbyllur derën çdo largimi të 37-vjeçarit nga “Old Trafford” këtë verë.

ronaldo

Ditët e fundit kanë qarkulluar lajme se CR7 nuk është i kënaqur me merkaton dhe menaxheri i tij, Zhorzh Mendesh, ka kontaktuar me klube si Çelsi apo Bajerni i Mynihut për t’i ofruar klientin e tij. Por qëndrimi i Mançesterit, me të cilin Ronaldo ka një kontratë edhe për një tjetër vit, me opsionin e rinovimit për një tjetër sezon, është i vendosur.

Erik ten Hag e do në skuadër autorin e 24 golave sezonin e shkuar dhe po i bën planet e skuadrës me të. Sipas “Mirror”, trajneri holandez ka ndërmend që ta bëjë edhe kapiten sulmuesin, duke ia hequr shiritin Herri Meguajërit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"