Trajneri i Izraelit lëshon dorashkën e sfidës: Më vjen mirë që kemi përpara një kundërshtar të fortë si Shqipëria

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 21:35

Trajneri i Izraelit lëshon dorashkën e sfidës: Më vjen mirë që kemi përpara një kundërshtar të fortë si Shqipëria

“Më mirë që luajmë ndaj një kundërshtari të fortë”. Këto janë fjalët e trajnerit të Izraelit, Alon Hazan, i cili duke folur në konferencë për shtyp para sfidës ndaj Shqipërisë, ka vlerësuar kuqezinjtë. Ai ka theksuar se pikërisht fakti që skuadra shqiptare ka elementë cilësorë në përbërje, do të jetë një motivim më shumë për ekipin e tij që të bërë mirë në “Air Albania”.

hazan

“Pasi mbyllëm ndeshjen kundër Islandës, kishim disa ditë për t’u përgatitur. Përgatitja ishte optimale. Përpjekja për ta përshkruar rastin e aeroplanit si diçka që dëmton përgatitjet nuk është e vërtetë. Bëmë një stërvitje të mirë në mëngjes. Formacioni? Ka gjëra të cilat i kam vendosur. Por çdo lojtar në listën tonë mund të aktivizohet.

Shqipëria është një ekip i fortë, është një ekip shumë impenjativ. Na pret një ndeshje e vështirë. Është një ekip i fortë që është në një periudhë të mirë dhe më vjen mirë që kemi një kundërshtar të vështirë përballë sepse rivalët e fortë e të mirë na bëjnë të japim shumë më tepër nga vetja. Unë e respektoj kundërshtarin, por shohim veten dhe e dimë që duhet të jemi shumë më të mirë”, tha trajneri i Izraelit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"