Trajneri i Holandës ndihet i prerë në besë: Lojtarët e mëdhenj më lanë në baltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2017 | 12:11

Trajneri i Holandës ndihet i prerë në besë: Lojtarët e mëdhenj më lanë në baltë

Arjen Roben nuk ka fjalë të përshkruajë atë që po i ndodh Holandës. Zhgënjimi i kapitenit të “tulipanëve” nuk mund të fshihet në deklaratën e tij pas humbjes 2-0 në Bullgari.

Dëshpërimi i Robenit pas humbjes

“Çfarë të them?”, u shpreh 33-vjeçari pas disfatës në Sofje. “Ne erdhëm këtu me qëllime të mira, por në fund rezultoi një makth. Drejtimi i gishtit është i pavlerë. Ne fitojmë dhe humbasim të gjithë së bashku si skuadër. Unë nuk kam fjalë, meritojmë të na dërrmojnë. Është një turp. Bëmë një pjesë të parë shokuese”, tha mesfushori i Bajernit të Mynihut, i cili nuk mendon se zgjidhja është shkarkimi apo dorëheqja e trajnerit Blind.

“Largimi i tij nuk do ta ndryshonte cilësinë e skuadrës sonë. Ne jemi një ekip i mirë dhe duhet të bëjmë atë që duhet të bëjmë. Por jo në këtë mënyrë. Në pjesën e dytë u përmirësuam, por ishte tepër vonë”, vijoi ai.

Blind

BLIND

Por trajneri është duke menduar seriozisht që të japë dorëheqjen pas këtij rezultati. “Do më duhet ta mendoj si unë, ashtu edhe federata. Jemi shumë të zhgënjyer në këto momente”, tha Deni Blind: “E kishim përgatitur prej muajsh këtë ndeshje dhe kishim një ndjesi të mirë. Është zhgënjyese që lojtarët e mëdhenj nuk bëjnë atë që ti pret nga ata. Duhet të mendoj pozicionin tim”, vijoi ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"