Trajneri i Holandës ka fituar një herë 7-0, trajneri i Suedisë: Kam humbur një ndeshje 7-0

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 10, 2017 | 12:17

Trajneri i Holandës ka fituar një herë 7-0, trajneri i Suedisë: Kam humbur një ndeshje 7-0

Trajneri i Holandës, Dik Advokat, refuzon që ta hedhë peshqirin. Ai shpreson që “tulipanët” e tij të fitojnë 7-0 ndaj Suedisë dhe të vazhdojnë luftën e tyre për një biletë në Rusi përmes “play-off”-it.

Advokat

“Do të jetë një ndeshje e vështirë. Shtatë gola janë me të vërtetë shumë, por nuk i dihet kurrë. Le të shpresojmë dhe lutemi që të kemi fat, ashtu siç pati Suedia ndaj Luksemburgut me atë penallti të shpejtë”, tha Advokat, i cili në 59 ndeshjet e tij në stolin e kombëtares, vetëm njëherë ka fituar 7-0, ndaj San Marinos në 1993.

Anderson: Kam humbur njëherë 7-0

Me vendin e dytë thuajse në xhep, Suedia do të shpresojë te një dhuratë e Bjellorusisë ndaj Francës për të siguruar një biletë direkte në Botëror.

jane anderson

“Pres një ndeshje të vështirë kundër Holandës”, thotë trajneri i kombëtares suedeze, Jane Anderson, i cili e shikon gjithashtu të vështirë që skuadra e tij të mundet 7-0: “Unë kam 32 vite trajner dhe e di detyrën që ka përpara Holanda. Unë kam humbur vetëm një ndeshje me klubin 7-0, shumë vite më parë. Pres një ndeshje ndryshe në Amsterdam, por ne duhet të jemi të përqendruar”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"