Trajneri i Holandës jep lajmin tronditës, Luis Van Gal: Kam një formë agresive kanceri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2022 | 23:52

Trajneri i Holandës jep lajmin tronditës, Luis Van Gal: Kam një formë agresive kanceri

Trajneri i njohur Luis Van Gal, i cili aktualisht drejton Holandën, ka bërë publik sot një lajm tronditës, faktin që ai po vuan prej kohësh një formë agresive të kancerit të prostatës. Tekniku 70-vjeçar i cili do të drejtojë holandezët deri në Botërorin 2022, ka zbuluar në një emision televiziv në vendlindje se i është nënshtruar prej kohësh terapive, ndërsa kishte shmangur deri tani që t’u tregonte lojtarëve situatën e tij shëndetësore.

van gal

“Zakonisht nuk vdes nga kanceri i prostatës, ose të paktën në 90% të rasteve. Janë sëmundjet e tjera që ke që të vrasin. Por unë kam një formë shumë agresive, i jam nënshtruar terapisë me rreze 25 herë. Më pas duhet të bësh shumë menaxhim të vetes, dhe të vazhdosh jetën”, zbuloi Van Gal.

“Nuk më kanë bërë trajtim preferencial në spital. Por më lejuan që të shkoja nga dera e mbrapme për një vizitë dhe më kaluan menjëherë në një dhomë tjetër. Sigurisht, u kam thënë familjarëve dhe miqve të mi. Por fakti që nuk është publikuar ende asgjë, tregon shumë mirë ambientin që kam përreth meje”, tregoi Van Gal.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"