Trajneri i Hamburgut: Mora këshillat e Mavrajt për të mundur Këlnin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2017 | 16:42

Trajneri i Hamburgut: Mora këshillat e Mavrajt për të mundur Këlnin

Hamburgu eliminoi Këlnin nga Kupa e Gjermanisë dhe trajneri i Mërgim Mavrajt ka deklaruar se ka marrë këshilla nga qendërmbrojtësi shqiptar.

Mavraj - Gisdol Hamburg

“Mavraj është një siguri më shumë për ne në prapavijë. Është një futbollist që po bën mjaft mirë në prapavijë, duke garantuar qetësi për të gjithë ekipin. Këlni? Po, kam marrë edhe këshillat e Mavrajt për këtë përballje”, ka deklaruar Markus Gisdol.

Ndërkohë që shqiptari e ka komentuar më thjesht. “Triumfi na jep mundësi për të treguar që kemi vlera edhe më të mëdha”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"